Berat, sekuestrohen 95 kg marijuanë
29/07/2016 08:45
Policia e Beratit ka sekuestruar 95 kg marijuanë, një armë zjarri dhe ka asgjësuar 994 rrënjë kanabis sativa.
Ditën e enjte, blutë filluan procedimin penal dhe shpallën në kërkim shtetasin me iniciale A.Gj., 19 vjeç, banues në Lushnje. Shpallja në kërkim ndaj këtij shtetasi u bë pasi dyshohet të jëtë autori i kultivimit të 994 bimëve kanabis sativa, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga forcat e policisë në pyllin e fshatit Osmënzezë të Beratit.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një çadër të improvizuar me plastmas, u gjetën 95 kg marijuanë dhe një armë trofe (belçik), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Top Channel