Në Korenë e Jugut, ” Sooam Biotech Research Foundation” premton t’ju kthejë qenin e ngordhur për 100 mijë dollarë.

Kompania është e specializuar në klonimin e kafshëve për studim sëmundjesh, por vëmendjen më të madhe e kanë marrë në klonimin e qenve, për të cilën kanë marrë 800 porosi deri më sot.

Procesi nis duke futur qenin e ngordhur në frigorifer. Pas pesë ditësh i mbajtur aty, i kopjojnë ADN-n e qelizave. Qelizat vendosen më pas në vezë të dhuruara që u është hequr ADN-ja origjinale.

Embrioni vendoset në një qen femër që do ta mbartë gjatë shtatzënisë, por dikush duhet ta dojë shumë qenin, pasi i gjithë procesi kushton shumë.

Kompania është duke bashkëpunuar për rikthimin në jetë të mamuthëve siberianë.

FOTO GALERI
2/6
Qelizës së vezëve të dhuruara u hiqet ADN origjinale, u vendoset ajo e qenit tuaj.

Top Channel