Denoncohet në “Ti Raporton” dëmtimi i pyjeve. Ja fotot e prerjes së pemëve

25/07/2016 00:00

Me gjithë moratoriumin që ndalon prerjen e pyjeve, në zonën e Librazhdit dhe Prrenjasit vijojnë rastet e dëmtimit të pyjeve. Një banor i zonës denoncon në rubrikën “Ti Raporton”. Ai ka realizuar foto të pemëve të prera dhe të përgatitura për t’u transportuar me mjete të vogla apo kafshë pune.

Sipas denoncuesit të kësaj ngjarjeje, personi që pret pyjet vazhdimisht është një banor i zonës me inicialet F.B. dhe ky, në bashkëpunim me dy rojet e pyllit me banim në Prrenjas, vijon të punojë duke dëmtuar vazhdimisht sipërfaqen pyjore në këtë zonë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB