Rama: Trishtim i thellë për ngjarjet në Mynih

23/07/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama ka shprehur hidhërimin e tij për sulmin në Mynih të Gjermanisë, ku mbetën të vrarë edhe 3 shtetas shqiptarë.

“Trishtim i thellë për jetët e humbura në sulmin barbar të Mynihut, mes të cilave edhe jetë shqiptarësh”, thotë Rama.

Në profilin e tij në Facebook, shefi i qeverisë shqiptare shpreh “solidaritet me Gjermaninë mike”.

Top Channel