
Shtatë nga 9 viktimat e masakrës së Mynihut ishin adoleshentë. Mes tyre ishte 21-vjeçari kosovar Dijamant Zabergja, djali i një oficeri policie.
Sot, babai i tij, Naimi, vizitoi vendin e ngjarjes ku vendosi lule dhe mbajti një poster me foton e të birit. Ai konfirmoi se, djali i tij mbeti i vrarë në tragjedinë e një ditë më parë.
“Me trishtim të thellë ju njoftoj se djali im, Dijamant Zabergja, 21 vjeç, u vra dje në Mynih”, shkroi ai.
Mes viktimave ishin edhe dy vajza nga Kosova. Njëra prej tyre u identifikua në Facebook nga vëllai i saj si Armela Segashi, ndërsa tjetra si Sabina Sulaj.
Veç 3 kosovarëve, mes të rinjve të vrarë 3 të tjerë ishin turq dhe 1 grek.
Fotoja e Naim Zabergjës me posterin e të birit ka bërë tashmë xhiron e botës, pasi është pasqyruar gjerësisht në mediat dhe portalet ndërkombëtare online.
Top Channel