Shoqëria civile vijon protestat: S’kemi besim tek drejtësia

21/07/2016 00:00

Që prej orëve të para të mëngjesit, Grupimi Qytetar pro Reformës në Drejtësi ka nisur protesten përpara Parlamentit.

Me thirrje drejtuar deputetëve por edhe ambasadorëve LU e Vlahutin, dhjetëra qytetarë thanë se nuk kanë më besim tek drejtësia dhe se protesta e tyre do të vazhdojë deri në miratimin përfundimtar të reformës.

Orët e gjata të qëndrimit në diell përpara derës së Kuvendit shkaktuan edhe probleme shëndetësore për disa prej protestuesve, për të cilët u nevojit ndihma e mjekëve.

Pas pushimit të seancës, protestuesit u takuan jashtë Parlamentit me deputetë e ministra, ndërsa një përshëndetje nga larg morën edhe nga kryeministri Rama, i cili e përshkroi në këmbë rrugën deri jashtë Kuvendit.

Top Channel