Shoqëria civile, tjetër protestë për reformën

19/07/2016 00:00

Shoqëria civile vazhdoi për të dytën ditë rresht protestën e saj jashtë Kryesisë së Kuvendit. Më të shumtë në numër dhe më të organizuar, grupimi qytetar pro reformës në drejtësi i kërkoi deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që të enjten të votojnë reformën për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Për rreth një orë ata zunë trotuarin përpara Kryesisë së Kuvendit ndërsa këtë të mëkurë kërkesat e tyre i shoqëruan edhe me këngë dedikuar reformës në drejtësi dhe ndihmës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga një grup polifonik.

Prej mëngjesit të së shtunës në orën 6.30 e deri në miratimin e reformës në drejtësi të enjten e 21 korrikut, grupimi qytetar pro reformës do të “ngujohet” përpara Parlamentit.

Top Channel