Paralajmërimi për shtetasit amerikanë, SHBA: Kujdes ditën e reformës

19/07/2016 00:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar pasditen e kësaj të marte, vetëm dy ditë përpara miratimit të reformës në drejtësi gjatë seancës plenare të së enjtes, shtetasit amerikanë në vendin tonë të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilentë për çdo rast rreziku, si dhe të shmangin demonstratat apo tubime të ndryshe që mund të mbahen përpara apo pas votimit në Kuvend.

Ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se nuk është në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik kundër shtetasve amerikanë apo interesave të tyre, gjithsesi qytetarët amerikanë të ndodhur në Shqipëri duhet të monitorojnë për çdo rast mediet lokale dhe të riplanifikojnë udhëtimet e tyre apo aktivitetet.

Të gjithë shtetasit amerikanë, vizitorë apo rezidentë në Shqipëri duhet të jenë në dijeni të plotë mbi situatën e sigurisë përreth tyre, por edhe të qëndrojnë të përditësuar me alarmin europian të udhëtimit (ETA).

Shqetësime të ndryshme sigurie mund t’iu krijohen autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, të cilët janë përgjegjës për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri.

Top Channel