
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa priti në një takim ekspertin amerikan të çështjeve politike në Ballkan, Daniel Serwer. Gjatë takimit u bisedua për proceset aktuale në Kosovë dhe për zhvillimet në rajon e më gjerë.
Kryeministri Mustafa e ka njoftuar ekspertin amerikan për arritjet e deritashme, sidomos në zhvillimin ekonomik, integrimin europian, si dhe fuqizimin e shtetit ligjor.
Kryeministri Mustafa shprehu fokusimin e plotë të qeverisë në avancimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, duke adresuar po ashtu proceset e rëndësishme shtetërore që lidhen me sovranitetin, lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet e BE-së, transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura, e të tjera.
Daniel Serwer vlerësoi lartë progresin në Kosovë, duke përgëzuar kryeministrin Mustafa për menaxhimin e suksesshëm të çështjeve të rëndësishme shtetërore, që janë zhvilluar në Kosovë deri më tani.
Serwer theksoi gjithashtu rëndësinë e adresimit të temave të mbetura dhe avancimin e proceseve integruese dhe zhvillimore të Kosovës.
Top Channel