Ngjarjet në Turqi, PD: Mbështesim autoritetet e zgjedhura demokratike

16/07/2016 00:00

Edhe Partia Demokratike në vendin tonë ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në Turqi, duke shprehur mbështetjen autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi.

“Partia Demokratike e Shqipërisë ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e orëve të fundit në Turqi. PD shpreh mbështetjen për autoritetet e zgjedhura demokratike ne Turqi, demokracinë dhe shtetin ligjor”.

Në deklaratën e PD thuhet gjithashtu se ruajtja e rendit kushtetues dhe rikthimi i paqes dhe sigurisë publike janë në interes të të gjithë qytetarëve të Turqisë dhe miqve e partnerëve të saj.

Top Channel