“Ma ka thënë Luli, ‘Agron Shehajn e futa në listë për deputet se më dha 500 mijë euro'”/ Lulzim Basha padit për shpifje në SPAK Taulant Ballën: Ka krijuar prova të rreme me qëllim
Nga data 4 deri më 8 korrik zhvilloi punimet në Selanik të Greqisë seanca e 23-të plenare e Asamblesë Ndërparlamentare të Ortodoksisë.
Temë kryesore e punimeve të kësaj asambleje ishte ndryshimet themelore globale dhe perspektiva Kristiane Ortodokse.
Në kuadër të punimeve të asamblesë, në ambjentet e Muzeut të njohur të Kulturës Bizantine të Selanikut u çel dhe ekspozita me fotografi dhe gravura “Athos: Mali i Shenjtë”.
Në punimet e Asamblesë mori pjesë edhe kryetari i PBDNJ-së, deputeti Vangjel Dule, i cili u zgjodh kryetar i Komisionit të përhershëm të të drejtave të njeriut.
Në Asamblenë Ndërparlamentare të Ortodoksisë përfaqësohen parlamentet e 29 vendeve të ndryshme të botës.
Top Channel