Basha në Athinë, fton emigrantët të vijnë të votojnë

07/07/2016 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike që jetojnë e punojnë në Greqi. Basha theksoi rëndësinë që kanë emigrantët në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Kreu demokrat u kërkoi emigrantëve të jenë gati për zgjedhjet parlamentare, kurdo ato do të zhvillohen. Ai kërkoi që sa më shumë shqiptarë të vijnë në Shqipëri për të votuar, pasi votat e emigracionit kanë një rëndësi të veçantë në fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme.

Basha ndodhet në Athinë me ftesë të kreut të Partisë Demokracia e Re, Qiriako Micotaqis. Ai pritet të ketë takime me grupin parlamentar të kësaj partie, me kreun e Bashkisë së Athinës dhe Komisionin e Politikës së Jashtme.

Top Channel