Përpjekjet për reformën, Lu takon Majlinda Bregun

06/07/2016 00:00

Ambasadori amerikan Donald Lu ka vijuar takimet intensive me përfaqësues të opozitës, me qëllim arritjen e një konsensusi për reformën në drejtësi.

Pasditen e sotme, Lu ka zhvilluar një takim kokë më kokë me deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, në qendër të të cilit mësohet se ka qenë pikërisht kjo çështje.

Takimi vjen menjëherë pas kreu i PD, Lulzim Basha bëri me dije se opozita prej disa javësh ka vendosur në tryezën e bisedimeve për reformën në drejtësi një propozim tjetër.

Ky propozim parashikon heqjen dorë nga vendet e rezervuara, por jo nga zbatimi i paragrafit numër 88 të rekomandimit final të Komisionit të Venecias.

E pyetur nga mediat, zonja Bregu nuk dha detaje nga takimi me zotin Lu, por tha se kishte patur një bisedë shumë të mire me ambasadorin për nevojën e miratimit me kompromis të reformave të mëdha.

Top Channel