Nën hijen e “Brexit”, NATO do të konsiderojë pengimin e Rusisë

06/07/2016 00:00

Udhëheqësit e vendeve të NATO-s do të mblidhen të premten në Varshavë të Polonisë, për të çimentuar një pengesë të re ndaj asaj që ata e konsiderojnë si një Rusi të inkurajuar, duke u rikthyer në mbrojtjen e stilit të Luftës së Ftohtë, me Uashingtonin që sërish luan rolin e mbrojtësit të Europës.

Vendimi i Britanisë për t’u larguar nga Bashkimi Europian, së bashku me krizën e emigrantëve dhe militantizmin islamik, bëjnë që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama të synojë një shfaqje uniteti në samitin e tij të fundit në këtë aleancë, si dhe të zmbrapsë akuzat se NATO është vjetëruar, por edhe për të shuajë perceptimet e Rusisë mbi dobësimin e kampit perëndimor.

“Samiti i NATO-s nuk është ideuar të jetë për Britaninë”, tha Ian Bond nga Qendra e Reformave Europiane, një “think-tank” me seli në Londër. “Por udhëheqësit e NATO-s nuk do të munden të injorojnë implikimet te siguria të votës britanike për t’u larguar nga BE-ja”, tha ai.

Edhe pse me një shtim të tillë të çështjeev, përfshi kryengritjen e talebanëve në Afganistan dhe arsenalin balistik të Iranit, samiti dyditor do të dominohet nga përgjigjja e NATO-s ndaj Rusisë dhe te konflikti në Ukrainë, për të cilin Perëndimi akuzon Moskën për nxitje, me një kosto prej mbi 9.000 jetësh të humbura deri më sot.

Rusia thotë se është aleanca atlantiko-veriore dhe jo Moska, ajo që po rrit rreziqet për një zgjerim të konflikteve në Europë, duke cituar madje modernizimin madhor të NATO-s që prej Luftës së Ftohtë dhe mbrojtjet antiraketore të SHBA-ve, si arsyet për t’u shqetësuar vërtet.

Top Channel