Forumi “Crans Montana”, Presidenti Nishani dekorohet me Çmimin e Fondacionit

02/07/2016 00:00

Presidenti Bujar Nishani u dekorua nga Forumi “Crans Montana” me Çmimin e Fondacionit për vitin 2016.

Ky çmim i lartë i këtij Forumi është akorduar liderëve të ndryshëm europianë dhe botërorë, në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për angazhimin publik në promovimi e vlerave demokratike dhe një botë më të mirë.

Presidenti i Nderit i Forumit të Crans Montanas dhe themelues i Forumit, Ambasadori Jean-Paul Carteron vlerësoi progresin e madh të kryer nga Shqipëria për kalimin nga diktatura në demokraci, anëtarësimin në NATO, si dhe afrimin gjithnjë e më shumë me Bashkimin Europian.

Presidenti Nishani në fjalën e tij u shpreh ndër të tjera se, ky çmim është një vlerësim i madh e shumë domethënës për vendin dhe se vjen në një moment kyç për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilët aktualisht po përjetojnë ankthin e humbjes së vëmendjes nga Bashkimi Europian.

Top Channel