Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Teksa gjyqi ndaj mjekut gjinekolog Petrit Rexhepi dhe reanimatores Elona Burba ka përfunduar dhe është në pritje të konkluzioneve përfundimtare nga prokurori, babai i së ndierës Doriana Haka, që humbi jetën nëntorin e viti 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, ka deklaruar se është pikërisht neglizhenca e dy të pandehurve që fëmija e tij humbi jetën.
Ai u shpreh se dyshimet e tij që në fillim për mjekim të pakujdesshëm gjatë dhe pas operacionit të lindjes kanë shkaktuar vdekjen e së bijës, ish-bashkëshortja e futbollistit të Partizanit, Alban Hoxha.
“Unë kam shpresë tek drejtësia, sepse të mos kisha e kisha bërë atë veprim vetë. Të më ikë fëmija në 25 vjeç… më dridhet mishi. 25 vjeç pa u sëmurur një herë. Ajo ishte sportiste, siç kanë thënë dhe vetë mjekët. Kur u kërkua ndihma, nuk iu dha. 10 minuta po të ishte futur më parë tubi i fymëmarrjes, ajo do kishte shpëtuar”, tregon Haka.
Në seancën e radhës pritet që prokuroria të paraqesë konkluzionet për dy mjekët dhe masat e dënimit të tyre.
Top Channel