Kursimi i ujit, te Parlamenti shpërdorimi gjatë verës s’ka pengesa

01/07/2016 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri thirrje pak ditë më parë për mosshpërdorim të ujit të pijshëm, pasi ndodhemi në sezonin e verës dhe duhet ta kursejmë atë.

Por sikurse na tregon dikush nëpërmjet një videoje dërguar në rubrikën “Ti Raporton”, në rrugën “George Bush” në kryeqytet, përballë godinës së Parlamentit, uji i pijshëm derdhet më kot nëpër rrugë.

Një ndodhi që përsëritet prej ditësh tanimë, siç bën me dije personi që na dërgoi edhe sekuencën filmike.

Top Channel