Ngacmimi seksual, Manjani: Procedim disiplinor gjyqtarit të Beratit

30/06/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani urdhëroi nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin e gjykatës së Beratit, Shyqyri Çobo për shkak të akteve dhe sjelljeve që cënojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit.

Ky i fundit një ditë më parë u pezullua nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi kishte kërkuar favore seksuale ndaj një gruaje e cila ishte në proces divorci.

Mesazhet dhe thirrjet e shpeshta telefonike të gjqytarit Çobo në numrin e gruas janë prova më e fortë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Sakaq, masa e procedimit disiplinor të nisur nga ministri Manjani pritet të merret në mbledhjen më të afërt të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Top Channel