Nishani pret krerët e Republikës së San Marinos

24/06/2016 00:00

Në kuadër të 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, drejtuesit e Republikës së San Marinos, kapitenët regjent Gian Nicola Berti dhe Massimo Andrea Ugolini kanë nisur një vizitë dyditore në vendin tonë.

Ata janë pritur mesditën e së premtes nga presidenti Bujar Nishani. Veç bashkëpunimit politik mes dy vendeve, temë kryesore e bisedimeve ishte thellimi i bashkëpunimit ekonomik.

Presidenti Nishani theksoi se duhet të nënshkruhen marrëveshjeve të reja, për t’i dhënë mundësi bizneseve sanmarineze për të marrë pjesë me investime të drejtpërdrejta në Shqipëri.

Gjithashtu, Nishani vlerësoi kapitenët regjentë për kontributin e drejtpërdrejtë të San Marinos në paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përmes njohjes që në fillim të pavarësisë së Kosovës.

Top Channel