Kanadaja i bashkohet grushtit të vendeve që kanë të ligjëruar eutanazinë. Parlamenti vendas miratoi ligjin për që u hap dritën jeshile mjekëve që t’i japin fund jetës së një pacienti me sëmundje të pashërueshme, nëse ai vetë pacienti e kërkon këtë.
Ligji u miratua pas vendimit të Gjykatës Supreme që shfuqizoi një ligj të mëhershëm që u ndalonte doktorëve që të ndihmonin në vdekje pacientët me sëmundje terminale.
Megjithatë, kritikët thonë se ligji nuk është i plotë dhe së përjashton një sërë kategorish sëmundjesh të rënda nga ky rregull, ndërsa autoritetet thonë se norma ligjore është hapi i parë dhe do të përmirësohet dhe zgjerohet në të ardhmen.
Disa senatorë kërkuan zgjerim të sëmundjeve që përfshin ligji, por pas javësh të tëra debati dhe presioni të kryeministrit Justin Trudeau, palët ranë dakort për produktin e miratuar të premten nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Me miratimin në këtë dhoma, hyjra në fuqi e ligjit mbetet çështje ditësh. Ai pret tashmë vetëm dekretimin mbretëror që bëhet nga Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë.
Vdekja me ndihmën mjekësore është e ligjshme në shumë pak vende, përfshirë këtu Zvicrën, Holandë, Kolumbinë dhe Japoninë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara mund të aplikohet për një grup të vogël sëmundjesh në shtetet Uashington, Kaliforni, Oregon, Vermont, Nju Meksiko dhe Montana.
Sa i takon vendit tonë, kuadri ligjor e ndalon eutanazinë, megjithatë në vend është e përhapur shumë ajo që njihet si “eutanazia pasive”, ose heqja dorë e mjekëve nga përpjekjet për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të pacientit të tyre.
Top Channel