Ka përfunduar takimi mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës për të diskutuar mbi reformën në drejtësi. Ishte kryetari i Kuvendit ai që ftoi publikisht kreun e Partisë Demokratike para dy ditësh. Ky takim zgjati rreth 2 orë.

Kreu i Kuvendit kërkoi një takim me Lulzim Bashën për fatin e reformës në drejtësi para dy ditësh. Kushti i vetëm i vendosur nga kreu i Kuvendit ishtë faktori kohë.

“Bej me dije se si kryetar i Kuvendit i kam dërguar sot një ftesë dhe kërkesë zyrtare kryetarit të PD Lulzim Basha për t’u takuar me të në çdo kohë, vend dhe në çdo format, por vetëm me një kusht; deri ditën e hënë. Jam i bindur se jemi tashmë të vonuar me kalendarin e reformës për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, që nuk është përfshirë për arsye të mosarritjes së kompromisit përfundimtar në Komisionin e Posaçëm të kësaj reformë”, tha ai.

Top Channel