Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një futbollist të kryesojë listën e “Forbes” si sportisti më i paguar. Megjithatë, gjithnjë ka një herë të parë. Ai që e vendosi këtë rekord përsa u përket financave, ndërkohë që përgatitet për “Euro 2016”, është Cristiano Ronaldo, duke i dhënë fund mbretëtrimit 16-vjeçar të binomit Woods-Mayweather.
Në vitin 2015, Ronaldo përfitoi 88 milionë dollarë, ku përfshihen edhe shpërblime të ndryshme. Ashtu sikurse edhe në fushën e lojës, edhe në këtë pikë rivali i Ronaldos është Lionel Messi, i cili gjendet në vendin e dytë, me argjentinasin që vitin e kaluar përfitoi vetëm 6.6 milionë dollarë më pak se asi prortugez.
Pas dy yjeve të futbollit botëror pozicionohet LeBron James, Roger Federer dhe Kevin Durant, ndërkohë që mes 10 sportistëve më të paguar spikasin edhe emrat e Novak Djokovic apo Kobe Bryant.
Top Channel