Zgjidhet kryetari i Qarkut të Fierit, përfaqësues i LSI-së

08/06/2016 00:00

Prej 8 muajsh, në Këshillin e Qarkut të Fierit nuk ishte bërë e mundur zgjedhja e drejtuesit. Edhe pse PS dhe LSI, dy parti aleate kishin shumicën dërrmuese të votave nuk po gjendej zgjidhja.

Ndërkohë, sot, pas shumë negociatave është zhbllokuar situata. Fatos Pashollari, përfaqësuesi i LSI-së, është zgjedhur me votat unanime të 30 anëtarëve të këshillit.

Këshilli i Qarkut Fier përbëhet nga 14 anëtarë të Partisë Socialiste, 8 të LSI-së, 4 të PDIU-së, një i Partisë Uniteti Kombëtar, një i FRD-së dhe një i PSV 91.

Edhe nënkryetari i Këshillit të Qarkut, ashtu si kryetari, është zgjedhur pa kandidaturë rivale: ish-kryetari Vangjel Ndreka. Ky votim i jep zgjidhje edhe gjendjes së punonjësve të administratës së qarkut, të cilët nuk merrnin pagat prej muajit janar.

Top Channel