Nishani takohet me Kotzias: Greqia të njohë Kosovën

06/06/2016 00:00

“Greqia dhe vendet e tjera anëtare të BE-së të njohin dhe të mbështesin Kosovën”.

Ky ka qenë mesazhi i Presidentit Bujar Nishani, në takimin e zhvilluar me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias.

Kreu i shtetit theksoi se beson se zëri i Greqisë për stabilitetin dhe paqen në rajon mbetet një zë shumë i rëndësishëm, ndaj dhe hapi për njohjen e Kosovës do të ishte një zhvillim i nevojshëm, jo vetëm për rajonin.

Por, jashtë temave të diskutimit nuk kanë mbetur edhe çështjet e axhendës dypalëshe, përfshirë  bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, abrogimin e ligjit të luftës, çështjen e pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi dhe çështjet e komunitetit çam.

Top Channel