Ambasadori Donald Lu takon Lulzim Bashën

06/06/2016 00:00

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në ditën e takimit që ky i fundit do të ketë me kryeministrin Edi Rama.

Edhe pse Lulzim Basha deklaron se do të përpiqet të gjejë gjuhën e përbashkët me kundërshtarin për Reformën në Drejtësi, me kushtet për Reformën Zgjedhore, kur kanë mbetur pak orë nga takimi i sotëm, stafet e të dyja palëve duken larg rakordimit të axhendës.

Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur për Top Channel se janë ende në pritje të koordinimit me kabinetin e kryetarit Basha sa i përket detajeve të fundit përpara takimit. Këto detaje, shtojnë të njëjtat burime, përfshijnë edhe formatin e takimit, numrin e personave që do të shoqërojnë Ramën dhe Bashën dhe nivelin e përfaqësimit të tyre.

Për reformën në drejtësi, kulmi i pëpjekjeve nga partnerët ndërkombëtarë deri tani është arritur me ndihmëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, e cila ka patur dy telefonata të njëpasnjëshme me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.

FOTO GALERI
1/1
Ambasadori Donald Lu takon Lulzim Bashën

Top Channel