Po planifikonin sulme gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, autoritetet turke arrestojnë 117 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik pas bastisjeve në Stamboll Mamadou Diallo ishte duke parkuar makinën, kur mori një telefonatë nga e gruaja që e terrorizoi, dikush kishte thyer derën e kishte tentuar ta përdhunonte, raporton policia e New York.
Kamerat e sigurisë, nga brenda pallatit, tregojnë 43-vjeçarin Earl Nash gjysmë të veshur duke u përpjekur që të largohet nga apartamenti i 61-vjeçarit Mamadou Diallo.
Në këtë moment hapet dera e ashensorit dhe nga ajo del 61-vjeçari i cili mbante një hekur në dorë dhe më të ka filluar që ta godasë pa pushim.
Viktima, i cili ishte pa bluzë shfaqet ndërsa ngre pantallonat dhe tenton t’i shpëtojë sulmit të 61-vjeçarit të xhindosur.
Sipas policisë 43-vjeçari ndërroi jetë në spital duke mos i mbijetuar traumave të rënda në kokë tre orë pas ngjarjes.
Top Channel