
Mamadou Diallo ishte duke parkuar makinën, kur mori një telefonatë nga e gruaja që e terrorizoi, dikush kishte thyer derën e kishte tentuar ta përdhunonte, raporton policia e New York.
Kamerat e sigurisë, nga brenda pallatit, tregojnë 43-vjeçarin Earl Nash gjysmë të veshur duke u përpjekur që të largohet nga apartamenti i 61-vjeçarit Mamadou Diallo.
Në këtë moment hapet dera e ashensorit dhe nga ajo del 61-vjeçari i cili mbante një hekur në dorë dhe më të ka filluar që ta godasë pa pushim.
Viktima, i cili ishte pa bluzë shfaqet ndërsa ngre pantallonat dhe tenton t’i shpëtojë sulmit të 61-vjeçarit të xhindosur.
Sipas policisë 43-vjeçari ndërroi jetë në spital duke mos i mbijetuar traumave të rënda në kokë tre orë pas ngjarjes.
Top Channel