E drejta e prindërimit, ligji i ri kundër prindërve të dhunshëm

31/05/2016 10:30

Për herë të parë edhe në Shqipëri do të mund të hiqet e drejta e prindërimit nëse ai keqtrajtohet, abuzohet apo shfrytëzohet. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi ka prezantuar para Këshillit Kombëtar të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve projektligjin për këtë qëllim.

“Në ligjin e ri parashikohet të ngrihen punonjës të mbrojtjes së fëmijëve. Këta punonjës do të marrin për herë të parë mandatin për të marrë masa mbrojtëse për fëmijët, të cilët janë në rrezik abuzimi, shfrytëzimi. Automatikisht nëse fëmija do të merret në mbrojtje e drejta e prindërimit do të ndërpritet”, tha ministri Klosi.

Por nga ana tjetër, në projektligj theksohet se detyrimi për të garantuar zhvillim, mirërritje arsim dhe  është i familjes i prindërve.

Ndaj shteti ka detyrë të ndihmojë familjen kur është në nevojë  për ndihmë. Projektligji propozon masa të aftësimit prindëror. Ai përmban 12 risi ku përfshihet edhe moslejimi i ushtrimit të profesionit  apo të kenë kontakt me fëmijët persona që kanë kryer vepër penale ndaj një fëmije apo gruaje. Për fëmijët nën moshën e përgjegjësisë penale që kryejnë një vepër të tillë, projektligji parashikon mbrojtje të veçantë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA