Google është motori numër 1 i kërkimit online në botë, por drejtuesit e saj janë përpjekur shpesh që të shtrihen në fusha të tjera të teknologjisë, shpesh duke pasur sukses, e disa herë të tjera duke dështuar në mënyrë spektakolare.

Një nga dështimet më të mëdha ka qenë edhe përpjekja e Google për të sfiduar Facebook, përmes Google+.

Ky rrjet social pavarësisht pritshmërie nuk ka pasur kurrë sukses.

Por, Google+ nuk qenë përpjekja e parë për të pasur sukses tek rrjetet sociale, edhe Google Lively, i cili pati vetëm një vit jetë, rezultoi një dështim.

Gjithashtu Google ka tentuar edhe në botën e robotikës, por sërish pa sukses. Pasi bleu në vitin 2013 kompaninë e robotikës së kafshëve “Boston Dynamics” për 500 milionë dollarë, pas tre vjetësh Google e nxorri sërish në shitje duke mos nxjerrë asnjë fitim.

 

FOTO GALERI
11/19
Dodgeball 2005 - 2009

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA