FRESSH Voice në Shkodër; Etapa e “Garës kombëtare për liderët e rinj”

22/05/2016 00:00

Konkursi kombëtar i Partisë Socialiste, FRESSH Voice, është ndalur në qytetin e Shkodrës. Sipas ish-drejtueses së këtij forumi Elisa Spiropali kjo është një mundësi ideale për të rinjtë që dëshirojnë t’i futen politikës.

“Ne besojmë, se ka pasur të bëjë me këtë numër aplikimesh edhe skema origjinale e FRESSH Voice, e cila thyen skemat e derisotme të përfshirjes në politikë të rinjve, jashtë  klaneve, grupimeve apo interesave që i kanë mbajtura larg të rinjtë, fatkeqësisht”, u shpreh Spiropali.

Në aktivitet nuk munguan edhe batutat e deputetit Pandeli Majko.

“Besoj arrini ta kuptoni edhe emocionin tim, ua thashë edhe pa kamera që burri është nga fshati i gruas, si dhëndër  Shkodre jam dyfish i emocionuar”, tha Majko.

Top Channel