Zgjedhjet presidenciale në Austri, favorit ekstremi i djathtë

20/05/2016 00:00

Norbert Hofer i ekstremit të djathtë dhe rivali i tij i mbështetur nga të gjelbrit, Alexander Van der Bellen, do të mbajnë këtë të premte mitingjet përfundimtare para votës së të premtes.

45-vjeçari Hofer fitoi në raundin e parë të zgjedhjeve, por nuk mundi të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të siguruar postin pa qenë nevoja e një balotazhi.

Ekstremisti i djathtë shihet si favorit në këto zgjedhje dhe nëse i fiton ato do të bëhet i pari kryetar shteti me prirje radikale në Bashkimin Europian, megjithëse presidenti në Austri ka më shumë një rol ceremonia.

Të enjten, gjatë një debati televiziv, dy kandidatët hodhën akuza të ndërsjellta ndaj njëri-tjetrit. Van der Bellen, 72 vjeç, akuzoi kundërshtarin e tij se synon të shpërndajë çdo qeveri që nuk u përshtatet politikave të tij radikale.

Akuza e tij argumentohet me faktin se pavarësisht pushtetit të kufizuar dhe më shumë ceremonial, presidenti në Austri mund të shpërbëjë qeverinë dhe të mos japë betimin për kancelarët.

Në raundin e parë, Hofer siguroi 35 përqind të mbështetjes, ndërsa Van der Bellen 21 përqind të tyre. Kjo është hera e parë në Austri që pas Luftës së Dytë Botërore, në balotazh nuk ka kandidatë nga Social Demokratët dhe Partia Popullore, dy forcat kryesore politike në vend.

Top Channel