PDIU voton për kryetarin dhe drejtuesit nëpër bashki

20/05/2016 00:00

24 mijë anëtarë të PDIU-së do të votojnë të shtunën për të zgjedhur kryetarin e ri të partisë dhe të gjithë drejtuesit në çdo bashki.

Votimi nis në orën 8:00 dhe mbyllet në orën 18:00. Po ashtu do të zgjidhen edhe delegatët e kongresit që do të mbahet më datë 4 qershor.

Në garë për postin e kryetarit janë drejtuesi aktual Shpëtim Idrizi dhe Halil Hyseni, aktualisht me detyrë zëvendësministër i Jashtëm.

Dy kandidatët shpallën  platformat në formën e një debati, që Shpëtim Idrizi e cilësoi si një model për partitë politike shqiptare, që garën ndonjëherë përpiqen ta shmangin.

Të dy kandidatët u shprehën se zgjidhja e çështjes çame mbetet detyra parësore e kësaj partie dhe si rezultat edhe i angazhimit të saj, zgjidhja është e afert. PDIU së fundimi është bërë pjesë e koalicionit qeverisës.

Top Channel