Basha: Kriminelët e Ramës dolën sheshit. Më mirë të mbyllë gojën

20/05/2016 00:00

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur rivalit të tij politik Rama, lidhur me debatin që nisi pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit.

“Edvini deri në 2002, apo Edi prej atij viti e këtej, duhej të kërkonte falje publikisht sot, kur doli në sytë e shqiptarëve se si ai ka zgjedhur me dorën e tij deputetë e kryetarë bashkie, që megjithëse kanë ndërruar disa emra, në secilin prej tyre kanë një krim”, ka deklaruar Basha.

Ai është shprehur se, “nëse kryeministri nuk e ka këtë minimum integriteti, të pakten sot duhej të fshihej e të mbyllte gojën”.

“Por jo. Del e kakaris majë stivës së të zgjedhurve të inkriminuar, më të besuarve që ka, dhe sfidon: a janë 19? Nëse janë, fjala vjen, 18, atëherë ai del i pastër”, shprehet më tej Basha.

“Po Frrokun, vrasës e quan? Po Ndokën, tutor e rrëmbyes e quan? Hoqi nga lista dy gra për ta bërë deputet. Po Mondin e gjakderdhjes në derë të komisariatit, kush e bëri deputet? Apo e njeh për Armando? Të mos shkojmë tek Bushi e Roshi, që nuk u dilte formulari për të treguar sa herë janë ndaluar nga policitë europiane për krime e drogë. Apo Tur Bardhi, që edhe pse ka deklaruar plot 4 emra ka lënë edhe 2 pa deklaruar e ndaj e pret ndjekja penale dhe largimi njësoj”, ka komentuar më tej Basha.

Sipas tij, ka shumë prej banditëve të Ramës që kanë fshehur të dhënat. “Ne, bashkë me qytetarët do t’i gjejmë. Do ta pastrojmë politikën nga kriminelët. Po, më të vërtetë ky është fillimi. Fillimi i fundit për perandorinë e krimit që ngriti në pushtet me dorën e tij Edi(vini)”, shton kreu i PD.

Top Channel