Skandali i jetimores në Shkodër, Prokuroria heton dhunën

19/05/2016 00:00

Natasha Bajrami ka 12 fëmijë, tre vajzat më të rritura i ka strehuar në jetimoren e Shkodrës. Por, skandali i dhunimit dhe abuzimeve seksuale e ka trembur. Një ditë pas arrestimit të 5 punonjësve të qendrës, Natasha ka vrapuar të takojë vajzat e veta.

“Erdha sa dëgjova lajmet, jam trembur për vajzat e mija, kam 12 fëmijë, si mbaj dot të gjithë, shteti mi ka sjellë tre vajzat këtu”, shprehet Natasha Bajrami.

Ngjarja ka qenë shokuese për të gjithë fëmijët e kësaj qendre, ndërsa drejtori i ri thotë se çështja është nën hetim.

“Gjithçka është nën hetim, ne po punojmë për të përmirësuar kushtet e jetesës së fëmijëve”, shprehet Gëzim Mahmutaj, drejtor i shtëpisë së fëmijës, Shkodër.

Ish-drejtoresha e qendrës, dhe katër punonjëse janë arrestuar për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “keqtrajtim me të miturit”.

Ndërkohë mësohet se fëmijët e akuzuar seksualisht të kësaj qendre janë 6, 11 dhe 14 vjeç, dëshmitë e të cilave janë marrë nga Prokuroria me ndihmën e një psikologeje.

Top Channel