Shkolla piramidë në Kavajë

19/05/2016 00:00

Pronari dhe administratori i një shkolle jopublike në Kavajë është arrestuar me urdhër të prokurorisë sepse lëshonin diploma të shkollës së mesme të falsifikuara.

Të arrestuarit janë Vath Gjylsheni dhe Bardhyl Mastori. Ata dyshohet se kanë falsifikuar të dhënat e shumë personave, duke i pajisur me dokumenta shkollorë të rremë.

Sipas prokurorisë, ka rezultuar se një numër i konsiderueshëm nxënësish kanë të njëjtin numër amze dhe nuk kanë rezultatet e notave në vitet e mëparshme.

Janë të regjistruar në regjistra, por jo në numrin e amzës si dhe shumë parregullsi, përfshi edhe provime të dhëna për shtetas që nuk janë fare në Shqipëri.

Top Channel