Krimet e Rënda, 3 vjet e gjysmë burg ish-prokurorit Giu

19/05/2016 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar këtë të enjte me 3 vjet e 6 muaj burg ish-prokurorin Haxhi Giu.

I akuzuar për korrupsion pasiv, ish-prokurori i Krujës, përmes gjykimit të shkurtuar do të vuajë 2 vjet e 4 muaj.

Ndërkohë, 2 vjet burg janë dhënë nga prokuroria për të pandehurin tjetër Aleks Shpori, i cili me të njëjtën formë gjykimi do të shlyejë 1 vit e 4 muaj.

Top Channel