Dënimi i radhës për Kupën, 25 vjet për arratisjen dhe sulmet ndaj gardianëve

19/05/2016 00:00

Në kohën që Ilir Kupa është nën gjykim edhe për grabitje nga e cilësuara si banda e babagjyshëve, ai e  mori një dënim nga Krimet e Rënda për llogari të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura në Greqi.

Kupa u dënua me burgim të përjetshëm, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar drejtesia shqiptare i dha atij dënimin me 25 vjet burg.

30-vjeçari nga Fushe Kruja u shpall fajtor për pesë akuza më të rëndat krijim i grupit kriminal, arratisje nga burgu dhe vrasje të efektivëve të policisë të mbetur në tentativë.

Kupa u bë i njohur pas arratisjes së bujshme nga burgu i Trikalasë në 2013-n, një ngjarje që përfshiu në Greqi 8 të burgosur.

Duke ju referuar materialit të dërguar nga Greqia Prokuroria shqiptare tha se persona të panjohur ju afruan burgut me bomba dore dhe armë duke qëlluar kundër policisë.

Gjatë kësaj kohe, Kupa bashkë me të dënuar të tjerë pasi kishin prerë kangjellat u arratisën, ndërkohë që nga kjo ngjarje mbeten të plagosur dy gardianët Mikel Dimitri dhe Konstandino Kara, kurse  i burgosuri Edison Sinani ndërroi jetë në spital.

Ndërkohë, Kupa është nën gjykim së bashku me 10 persona të tjerë vjedhje me armë e krijim të grupit kriminal.

Top Channel