“Miks” droge në Tiranë: kapet kokainë, heroinë dhe kanabis; 5 në pranga

18/05/2016 09:35

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “MIKS” dhe ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 70 gr kanabis e presuar në formë çokollate, 101 gr kokainë dhe 0.4 gr heroinë.

Personat e arrestuar janë 22-vjeçari Enea Hoxha, 31-vjeçari Eriseld Islami (i dënuar më parë për vjedhje me dhunë), 47-vjeçari Ilir Shehaj, 26-vjeçari Blandi Dorzi dhe 39-vjeçari Arben Hyka (i dënuar më parë për vjedhje).

Arrestimi i shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi dyshohen se ushtronin aktivitet kriminal në juridiksione të ndryshme në Tiranë, duke tregtuar tek klientë të ndryshëm lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis. Lëndën narkotike e paketonin në formë çokollate.

Shetetasi Enea Hoxha, aktivitetin kriminal të shitjes së kokainës e ushtronte në zonën e Brrylit; shtetasit Eriseld Islami dhe Ilir Shehaj merreshin me shitje kanabisi; Arben Hyka dhe Blandi Dorzi kishin me vete 2 doza heroinë.

Top Channel