Berat, pranga 26-vjeçarit; shfrytëzonte një vajzë për prostitucion

18/05/2016 00:00

Agjentë të seksionit të antitrafikut në Drejtorinë e Policisë së Beratit kanë finalizuar pasditen e kësaj të mërkurë një operacion kundër shfrytëzimit të prostitucionit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se operacioni, i koduar me emrin “Hani”, ka çuar në arrestimin e shtetasit Sokol Ago, 26 vjeç, i cili shfrytëzonte për qëllime prostitucioni një vajzë 5 vjet më të re.

Sipas burimeve, nga hetimet e kryera, të cilat kanë zgjatur 9 muaj, ka rezultuar se aktiviteti ilegal kryhej përveç se në Berat edhe në Tiranë e Elbasan.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë prokurorisë për procedimin e mëtejshëm të çështjes, nën akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit.

Top Channel