Asgjësohen mbi 2.600 bimë kanabis; të kultivuara në Elbasan e Lezhë

18/05/2016 17:45

Uniformat blu të qarkut të Elbasanit kanë kryer këtë të mërkurë një operacion kontrolli kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Kështu, gjatë kontrollit të imtësishëm të kryer në fshatin Staf, agjentët kanë gjetur të kultivuara në një zonë pyjore 1050 bimë kanabis.

Sipas një njoftimi zyrtar të drejtorisë lokale të policisë, bimët, të cilat ishin të vendosura në kubikë dhe arrinin deri në 4 centimetra lartësi, janë asgjësuar përmes zjarrit.

Aktualisht po hetohet për identifikimin e kultivuesve, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit.

Ndërkohë, në Lezhë janë asgjësuar rreth 1.600 bimë të tjera të mbjella, po në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zimaj.

Sipas autoriteteve lokale, rreth 850 rrënjë ishin mbjellë nëpër gropa, ndërsa rreth 75- të tjera në dy sera të mbuluara me plastmas.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe vegla që përdoreshin për kultivimin, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Edhe në këtë rast bimët narkotike janë asgjësuar përmes zjarrit.

Top Channel