Kimi, gati për të “shpërthyer”

11/05/2016 00:00

Kim Kardashian na kujton edhe një herë tjetër se pse ka më shumë se 69 milionë ndjekës në Instagram.

35-vjeçarja kishte zgjedhur një dekolte shumë të hapur për një shëtitje në mbrëmje me bashkëshortin Kanye West dhe vajzën e vogël North West.

Në një intervistë të dhënë se fundmi, Kim Kardashian është shprehur se nëse nuk do të ishte e famshme do të ishte bërë një hetuese private.

Teksa ka pozuar për kopertinën e revistës “Vogue Australia” për herë të dytë, nëna e dy fëmijëve është shprehur se si e imagjinonte jetën e saj nëse nuk do të ishte një personazh publik.

“Do isha një hetuese private dhe do bëja një jetë normale”, ka shpjeguar Kim, e cila ka përfunduar vetëm gjimnazin, duke mos ndjekur universitetin ashtu si edhe  motra dhe vëllai i saj, Kourtney dhe Rob.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel