Sot është ndër këngëtaret më të famshme të globit, por jeta e saj, ashtu si e gjithë shqiptarëve të Kosovës në vitet ’90, nuk ka qenë fushë me lule.

“Daily Mail” është zhytur në albumet fotografike të Rita Oras dhe në një artikull të gjatë  bën një rezyme të jetës së popstares kosovare dhe hapave të ndjekur prej saj.

Tabloidi i famshëm britanik thotë se prindërit e Rita Orës u larguan nga Kosova në vitet ’90, atëherë kur regjimi i Slobodan Milloshevic dhe i forcave ushtarake serbe nisi të ashpërsohej edhe më fort kundër shqiptarëve.

Ata u shpërngulën në Londër, vijon “Daily Mail”, ku i ati i Ritas, Besniku vendosi të ndryshojë mbiemrin nga Sahatçiu në Ora për lehtësi shqiptimi në anglisht, por edhe për të kujtuar traditën e familjes së orëndreqës që prej vitit 1881 në Pejë.

Rita dhe familja e saj janë rikthyer në Kosovë në vitin 2001, ku në atë kohë vetëm 10 vjeç ajo dhe motra e saj, që sot e ka krahun e djathtë, është bashkuar me kushërirat e veta dhe të afërm të tjerë.

Kushërira e Rita Orës, Doreta Sahatçiu e cila jeton në Prishtinë, ka rrëfyer për “Daily Mail” përpjekjet e dështuara për të takuar këngëtaren bjonde në finalen e “X Factor” në Londër.

Ajo deklaroi se kishte bërë të pamundurën që t’i afrohej, por truprojat e Ritës nuk e kishin lënë as t’i afrohej. Madje, në një moment, i kishin kërkuar të mos bënte as foto nga larg.

“Ndoshta mund të kisha vrapuar duke i shmangur rojet dhe të takoja Ritën, por kisha vërtet frikë sepse ata nuk po na lejonin të bënim as foto të spektaklit. Unë shkrpesa disa fshehtas, por më paralajmëruan se nëse do të më kapnin edhe njëherë tjetër do të na nxirrnin jashtë”, tregon Doreta.

Mbrëmjen pas spektaklit, në lokalin e familjes së Ritës në veri të Londrës, kur Doreta kishte treguar çfarë kishte ngjarë, asaj i kishin thënë “se se duhej të kishte telefonuar” familjen.

Megjithatë, pavarësisht këtij episodi, 23-vjeçarja Sahatçiu thotë se është shumë krenare për kushërirën e saj, ndërsa flet me nostalgji për kohën të cilën e kalonte bashkë me Ritën.

“Pas luftës, e dinim që Rita dhe familja e saj ishin në Lodër dhe kur u kthyen ishim shumë të lumtur që po i shihnim sërish. Isha shumë e vogël dhe ajo nuk ishte e famshme, por po vdisja ta takoja sërish. Edhe nëse Rita ka të gjithë problemet e botës, ajo mund të ndriçojë dhomën me buzëqeshjen e saj”, thotë ajo.

Ka disa foto të takimit të fundit të Doretës me Ritën, në vitin 2001, kur kjo e fundit ishte 11-vjeç, ndërsa aty shihen edhe Elena, motra e Ritës, dhe Donjeta, motra e Doretës.

Në ekskluziven e “Daily Mail”, flet edhe motra e Doretës, Donjeta, e cila është e bindur që akuzat se Rita ka pasur një aferë me Jay Z janë thjesht thashetheme.

FOTO GALERI
1/11
Rita, motra e saj Elena me dy kusherira, gjithashtu motra. Foto e 2001

Top Channel