Koncesioni i ri i Rinasit, PD: Nuk do të sjellë uljen e çmimit të biletave

03/05/2016 15:25

Për opozitën ndryshimi i koncesionit të Rinasit që lejon liberalizimin e udhëtimeve ndërkombëtare nga aeroporte të tjera, nuk do të ulë koston e biletave.

Gjatë diskutimeve të marrëveshjes në komisionet parlamentare, deputetët demokratë thanë se nuk është negociuar neni i kontratës që mund të rishikonte kostot.

“Nga biznesplani i paraqitur nga koncesionari është parashikuar një numër prej 1.5 milionë pasagjerësh në vit, në 2020. Ne sot jemi 1.9 milionë, në 2016. Në këto kushte grupi i negocimit duhet të negocionte këtë pikë që ndikon direkt në çmimin e biletës”, tha Helidon Bushati, deputet i PD-së.

Tjetër problem për opozitën është se pista e Kukësit nuk lejon uljen e avionëve mbi 100 pasagjerë. Sipas ministrisë së Trasporteve do të ndërhyhet në infrastrukturë pas disa vitesh operim. Ndërkohë që kapaciteti i pasagjereve në vitet e para është i atillë që mund të përballohet me avionë deri në 100 pasagjerë.

“Avioni të cilit i referoheni ju janë Airbus 320 me 150 veta në bord. Ky lloj avioni qarkullon 350 mijë pasagjerë në vit. Këtë lloj kapaciteti Kukësi nuk do e marë për 3 vitet e ardhshme. Rrjedhimisht çfarëdolloj kompanie ajrore lovv cost nuk do të sillte aty avionë me kapacitet të lartë”, tha Krislen Keri, shef i kabinetit  të MTI.

Marrëveshja e miratua me votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk mori pjesë në votim.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta