“Money”, 3 në pranga për falsifikim parash; sekuestrohen 11 mijë euro

27/04/2016 00:00

Policia e Beratit ka finalizuar mbrëmjen e sotme operacionin e koduar “Money”, gjatë të cilit 3 vetë janë vënë në pranga për falsifikim parash.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 11 mijë euro në kartmonedha të falsifikuara.

Ndërsa personat e arrestuar, saktësojnë burimet, janë identifikuar si shtetasit Ilir Zere, Briken Gëri dhe Bledar Zogani, përkatësisht 46, 29 dhe 40 vjeç.

Kartmonedhat kishin prerje 50-she dhe 100-she, të cilat më pas të arrestuarit i përdornin në tregun vendas, me vlerën 100 euro e barabartë me 30 mijë lekë të vjetra.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Ilir Zere, në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe sekuestruan:

5 thika antike të dyshuar të trafikuara,
1 pushkë sportive pneumatike,
4 bimë narkotike të dshuara Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprat penale:

“Falsifikim i kartmonedhave”, “trafikim të veprave të artit dhe kulturës” dhe “prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë” në ngarkim të shtetasit Ilir Zere;

“Falsifikimi i kartmonedhave” dhe “prodhim e shitje të bimëve narkotike” në ngarkim të shtetasit Briken Gëri;

“Falsifikimi i kartmonedhave” në ngarkim të shtetasit Bledar Zogani, parashikuar nga nenet 183/2, 284, 283, 138/a, 280 të Kodit Penal.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel