Serbët e Kosovës votojnë Vuçiçin

25/04/2016 11:10

Serbët e Kosovës kanë votuar në frymë të njëjtë me ata të Serbisë, ku partia e kryeministrit Aleksandër Vuçiç, sipas numërimit  të shumicës së votave është e para, ndërsa Partia Radikale e Vojsllav Sheshel nuk ka patur ndonjë mbështetje të madhe.

Fitorja e Vuçiçit në Kosovë është festuar të dielën në mesnatë edhe me të shtëna armësh në pjesën veriore të Kosovës, ku sipas policisë disa persona të dyshuar kanë shtënë me armë në Mitrovicën e Veriut.

Misioni i OSBE-së, si organizator i zgjedhjeve serbe në Kosovë, pasi ka mbledhur të gjitha fletëvotimet në 5 qendra me dhjetëra degë nëpër vendbanimet serbe, i ka dërguar votat e serbëve të Kosovës në Rashkë dhe Vranjë të Serbisë.

Zëdhënësi i OSBE-së, Senad Saboviç ka thënë përmes telefonit për Top Channel se nga rreth 106 mijë votues serbë në Kosovë, të dielën kanë votuar rreth 47 mijë votues (44%).

Ai tha se votat janë dorëzuar në Serbi rreth orës 4 të mëngjesit dhe tani i mbetet Komisionit Zgjedhor serb që t’i numërojë ato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA