Prokuroria nis hetimin e llogarive të Shullazit

22/04/2016 16:45

Prokuroria nis hetimin pasuror të llogarive të Emiliano Shullazit dhe dy të arrestuarve me të. Prokuroria u kërkon bankave të nivelit të dytë që të verifikojnë nëse shtetasit Gilmando Dani, Emiliano Shullazi dhe Blerim Shullazi kanë llogari bankare.

E njëjta kërkesë u është përcjellë edhe zyrave hipotekore. Avokatët nga ana e tyre pohojnë se do kërkojnë lirimin e Shullazit pasi ndaj tij nuk ka prova.

Prokuroia e Krimeve të Rënda kërkon të zbardhë skemën se si vendoseshin gjobat, përsa kohë disponojnë deklaratën e një shtetasi që pohon se është telefonuar prej Shullazit.

Deri tani, thonë burimet, rezulton se i pandehuri nuk mbante telefon prej të paktën dy vitesh. Megjithatë, prokuroria dyshon se 38-vjeçari komunikonte përmes shokëve.

Top Channel