Elbasan, 30-vjeçari mbyt me duar nënën e tij

21/04/2016 08:50

Një krim brenda familjes ka tronditur qytetin e Elbasanit mëngjesin e së enjtes. Një 30-vjeçar ka vrarë nënën e tij 67-vjeçare, duke e mbytur me duar. Policia që ka mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar 30-vjeçarin, i cili ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

67-vjeçarja Dije Zenelhoxha, prej disa vitesh ishte e ve dhe jetonte vetëm me djalin e saj Ardit Zenelhoxha, në lagjen “Çlirimi” në Elbasan. Familjarë dhe fqinj janë shprehur të shokuar nga ngjarja, pasi 30-vjeçari njihej nga të gjithë si një djalë pa probleme dhe i edukuar.

Ata thanë se mes nënës dhe djalit nuk janë vërejtuar asnjëherë grindje apo debate që mund të çonin në krimin e rëndë.

Policia është duke marrë në pyetje autorin për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel