Visar Ymeri ndalohet sërish

20/04/2016 00:00

Policia e Kosovës ka ndaluar sërish kryetarin e Vetëvendosjes Visar Ymeri për ta dërguar në seancë gjyqësore për rastin e rrahjes së deputetëve të Vetëvendosjes me atë të PDK-së, Bekim Haxhiu më 2012.

Në seancën gjyqësore të mërkurën, kryetari i trupit gjykues ka urdhëruar të dëgjojë sërish dëshmitë e mjekëve ligjorë për të bërë krahasimet me raportet mjekësore të emergjencës pasi në seancën e kaluar janë shfaqur dyshime për mospërputhje të raporteve mjekësore.

Pas kësaj seance dëgjimore, trupi gjykues pritet të shpallë aktgjykimin, ku prokuroria ka kërkuar dënim të deputetëve të Vetëvendosjes për sulm ndaj deputetit të PDK.

Partia më e madhe opozitare e ka cilësuar këtë gjykim dhe arrestimin e kryetarit Visar Ymeri si veprim politik të urdhëruar nga Qeveria.

Top Channel