Tropojë, sekuestrohen 16 kg kanabis; arrestohen dy persona

20/04/2016 10:30

Policia ka njoftuar se në kuadër të operacionit “Morina 2016” ka sekuestruar 16 kg kanabis, 130 fidanë të kësaj bime narkotike dhe ka arrestuar dy persona, ndërkohë që ka shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë.

Në pranga janë vënë Saimir Brahaj dhe Gentian Berisha, të dy banues në Tropojë dhe të dy 31 vjeç.

U shpallën në kërkim shtetasit A.B., 54 vjeç dhe A.B., 29 vjeç.

Top Channel