
Mynyr Koni është fitues i garës për rektor të Universitetit të Tiranës. Ai është votuar nga një pjesë e madhe e pedagogëve. Koni mori më shumë se 200 vota se rivalja Klodeta Dibra, ndërsa ende nuk janë numëruar votat e studentëve.
Por, praktikisht Koni është pothuajse fitues, duke ditur se votat e studentëve ndikojnë vetëm 10 për qind në rezultatin final midis rektorëve. Pothuajse është shpallur e gjithë lista e rektorëve që do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme universitetet e vendit.
Disa prej tyre e kanë e patur të thjeshtë fitoren duke qenë se kanë qenë garues të vetëm.
Fitues janë:
Andrea Maliqari – Universiteti Politeknik i Tiranës
Roland Zisi – Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë
Ali Jashari – Universiteti “Fan Noli”, Korçë
Skënder Topi – Universiteti “Aleksander Xhuvani”, Elbasan
Arben Gjata – Universiteti i Mjekësisë Tiranë
Adem Bekteshi – Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Kseanela Sotirovski – Universiteti “Aleksander Moisiu”, Durrës
Procesi i votimit përfundoi në orën 16.00 . Sipas Komisionit institucional Zgjedhor ka pasur një pjesëmarrje prej 98% e stafit akademik dhe rreth 50% e studentëve.
Rezultati i votimit del pasi të jenë mbledhur votat në të gjithë fakultetet përkatëse të universiteteve. Për Universitetin e Tiranës u votua edhe në filialet e tij në rrethe.
Kandidatet humbës kanë të drejtë të apelojnë dhe fituesi zyrtarizohet brenda 15 ditësh.
Top Channel